Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: May 11, 2021
Digi Diaspora 2 është aktiviteti i rradhës që do të organizohet nga Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (AITA), e mbështetur nga Programi i Migracionit dhe Diaspores - një program i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik e Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ), i cili përmes instrumentave të profesionistëve të kthyer dhe bashkëpunimit me diasporën, programi mbështet trasferimin e njohurive për zhvillim.
Partnerë të tjerë në këtë projekt janë Fondi Shqiptar i Diasporës, si dhe Innovate Albania.
Ky është takimi i parë Meetup #1, dhe dy takime të tjera janë planifikuar (dt. 2 Qershor 2021 - Meetup #2, si dhe 23 Qershor 2021 Meetup #3) me përfaqësues të suksesshëm të industrisë dixhitale, nga Shqipëria dhe Kosova, të Diasporës.
Qëllimi i takimeve është ofrimi i njohurive në fushën e IT-së, përmes angazhimit të diasporës së kualifikuar shqiptare, me qëllim forcimin e kapaciteteve të bizneseve lokale dhe komunitetit dixhital, si dhe rrjetëzimi profesional.
Për më shumë ju lutem vizitoni www.digi-diaspora.com dhe regjistrohuni tek https://bit.ly/digidiaspora
Për çdo pyetje kontaktoni Dritan Mezini, [email protected].