Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: March 11, 2022
Ka një sërë arsyesh pse mund të keni vështirësi të përqëndroheni në punë.
Para së gjithash, është e rëndësishme të mendosh për përqëndrimin si një muskul, sipas Stefan van der Stigchel, një profesor i psikologjisë konjiktive në Universitetin e Utrecht-it në Holandë.
Ai shpjegoi se pushimi ishte thelbësor për të shmangur stërvitjen e tepërt të këtij muskuli, mund të duhet kohë pas një pushimi për t’u kthyer në nivelin tuaj optimal të fokusit.
Van der Stigchel tha se një shpjegim tjetër i mundshëm se pse mund të keni vështirësi të përqëndroheni është se mjedisi juaj i shtëpisë ka të ngjarë të mos jetë krijuar për t’ju inkurajuar të punoni, ndryshe nga një zyrë.
Udhëtimi për në punë është një shembull i kohës së tranzicionit që shumë e kanë humbur ndërsa punojnë kryesisht nga shtëpia gjatë dy viteve të fundit. Kështu që Van der Stigchel sugjeroi që ta ndërtojmë atë në ditët e sotme duke bërë një shëtitje të shkurtër para dhe pas punës.
Ai rekomandoi gjithashtu që të siguroheni që të kaloni 10 minuta midis takimeve për t’u rimbushur mendërisht. Nëse nuk e keni planifikuar mirë ditën tuaj paraprakisht, pa asnjë pushim, ose pa asnjë lëvizje, do të jeni jashtëzakonisht të lodhur mendërisht.
Ushtrimi gjatë drekës është një mënyrë për të rritur përqëndrimin, duke pasur parasysh se vigjilenca jonë priret të bjerë natyrshëm në mes të pasdites.
Burimi >> https://businessmag.al/po-luftoni-per-tu-fokusuar-ketu-jane-disa-keshilla-per-tju-ndihmuar/