Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: July 25, 2022
BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla (ASB) në bashkëpunim me Shoqaten e TIK (AITA) dhe Agjensinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), me financim të Norvegjisë, si pjesë e EBRD Small Business Impact Fund, organizuan një cikël trajnimesh në fushën e “Tregtisë Elektronike”.
Cikli i trajnimeve në fushën e tregtisë elektronike u zhvillua me kompani NVM të përzgjedhura nga procesi i aplikimit. Fillimisht forma e kontaktit u shpërnda në 6000 kompani, u plotësua nga 88 kompani që shprehën interes për pjesëmarrje dhe nga kjo listë u përzgjodhën 29 kompani për të vazhduar trajnimin. Kompanitë duhet të plotësonin disa kushte të lidhura me industrinë, numrin e punonjësve, planet në lidhje me dixhitalizimin dhe tregtinë elektronike, etj.
Objektivi kryesor i nismave të tilla është ndërgjegjësimi i NVM-ve për rëndësinë e tregtisë elektronike në përmirësimin ose transformimin e proceseve të biznesit, në rritjen e efikasitetit të punës dhe shitjeve, si dhe në ndërgjegjësimin e këtyre biznesve mbi gatishmërinë që duhet të kenë për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe konkurrueshmërinë në rritje për shkak të zhvillimeve në fushën e shitjeve online.Si rrjedhojë, u mundësua organizimi online, sipas datave të planifikuara, i një cikli prej 7 seminaresh online mbi Tregtinë Elektronike me këto tema:
Gjatë sesioneve të realizuara, 7 ishin trajnerët kryesore:
Trajnerë të tjerë dhe përfaqësues nga kompanitë më me eksperiencë në fushën e e-Commerce
ishin gjithashtu të ftuar të ndanin njohuritë dhe sukseset e tyre në botën e tregtisë elektronike.