Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesJam Ornela dhe tashmë prej disa vitesh e përkushtuar dhe angazhuar në fushën e Burimeve Njerëzore. Si drejtuese e departamentit të Burimeve Njerëzore në Alkos Group, ku besojmë se kapitali njerëzor është aseti më i çmuar që mund të ketë një kompani, çmoj shumë zhvillimin personal, duke e konsideruar çdo takim, trajnim, workshop të organizuar, etj, jo vetëm si një shkëmbim eksperiencash dhe ndërtim network-u por edhe si një “ushqim” për mendjen; një biçikletë për trurin. Ndaj, në mënyrë të vazhdueshme preferoj të mbaj kontakte me ekspert në fushën e Burimeve Njerëzore, ndër të cilët veçoj e vlerësoj shumë edhe znj. Eljana Meta, për profesionalizmin dhe ekspertizën që e karakterizon. Në ciklin e trajnimeve për vitin 2023 mbajtur nga Akademia e BNj, Duapune.com, pata kënaqësinë e privilegjin të merrja pjesë e të ndiqja nga afër trajnimet e organizuara, duke u përqëndruar në thellimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive në disa aspekte kritike të HR-së, ku ndër të tjera citoj:
- Menaxhimin e Burimeve Njerëzore – në thellimin e menaxhimit dhe zhvillimit të ekipit, duke zbatuar praktikat më të mira të HR-së;
- Rekrutimin dhe seleksionin e personelit – zhvillimin e aftësive personale në identifikimin e seleksionimin e kandidatëve të përshtatshëm, duke u bazuar në analizën e CV-ve, fazat e intervistimit, referencat, etj;
- Menaxhimin e performancës – kam zhvilluar aftësitë për të krijuar dhe zbatuar sisteme efikase të vlerësimit të performancës si dhe të rekomandoj metoda e sisteme të reja vlerësimi;
- Administrimi personelit dhe legjislacionin – thellim të njohurive për praktikat ligjore të HR-së, përvojë e fituar në menaxhimin e dokumentacionit të personelit, etj;
- Zhvillimin e aftësive personale, teknologjia & AI në HR – e konsideroj investim dhe vlerë të shtuar, për shkak të rëndësisë për zhvillimin e aftësive të mia komunikuese e dëgjuese, bashkëpunuese dhe analitike, të cilat janë të rëndësishme për një karrierë të suksesshme në HR;
Trajnimet e Akademisë në HR ishin trajnime praktike të ofruara nga trajnerë me eksperienca të vyera, duke dhënë një impakt të ndjeshëm në karrierën time në krijimin e brandit të punonjësve dhe zhvillimin e menaxhimin e të gjithë ekipit. Përgjatë trajnimit, pata kënaqësinë që të ndaj pak nga eksperiencat personale dhe të mësoj shumë nga eksperiencat e homologevë të mi pjesëmarrës në këtë rrugëtim, dhe mbi të gjitha të trajnerëve të cilët këtë cikël trajnimesh e mbyllën me vulën e suksesit, për shkak të përkushtimit,kontributit, bashkëpunimit, metodave praktike dhe bashkëkohore, profesionalizmit të thellë dhe mençurisë profesionale që udhëhoqën këtë cikël trajnimesh; vizionin e qartë dhe që përgjatë gjithë kohës ishin edhe ata njëri nga ne, u bënë një me në!
Faleminderit Akademia HR Albania!
Ornela Çela