Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100502

Masazhatore Sarande

Sarandë, Shqipëri 22-04-2025 edhe 21 ditë

Sarandë

AGIKONS
kërkon të punësojë:

MASAZHATORE SARANDE

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me klientët.
  • Durim, profesionalizëm dhe empati për të siguruar një shërbim të shkëlqye

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Estetist
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
22-04-2025
Vendodhja:
Sarandë, Shqipëri

Përshkrimi

ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!
 
Boungainville Bay Resort kerkon te punesoje masazhatore ne Sarande.

Si masazhatore, do të jeni përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të masazhit dhe relaksimit për klientët, duke siguruar që ata të ndihen të qetësuar dhe rigjallëruar pas secilës seancë. Do të përdorni teknika të ndryshme masazhi për të trajtuar probleme të ndryshme fizike dhe për të përmirësuar mirëqenien e klientëve tuaj.


Detyrat

  • Ofrimi i shërbimeve të masazhit për klientët, përfshirë masazh relaksues, terapeutik, etj.
  • Konsultimi me klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe për t'u siguruar që trajtimi është i përshtatshëm për gjendjen e tyre fizike.
  • Përdorimi i teknikave të ndryshme masazhi për të adresuar dhe lehtësuar dhimbjet muskulore, tensionin dhe stresin.
  • Mbrojtja e higjienës dhe pastrimi i hapësirave të punës, duke siguruar një ambient të pastër dhe të sigurt për klientët.
  • Mbajtja e një komunikimi të mirë me klientët dhe ofrimi i këshillave për mirëqenien fizike dhe shëndetin.
  • Pjesëmarrja në trajnimet dhe zhvillimin profesional për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja në fushën e masazhi

Kualifikimet

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me klientët.
  • Durim, profesionalizëm dhe empati për të siguruar një shërbim të shkëlqyer dhe një ambient të qetë për klientët.
  • Përvojë pune në një ambient të ngjashëm është e preferueshme, por jo e domosdoshme.

Shënime


Te interesuarit te kontaktojne ne numer +355 686480086

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.agikons.com


Agikons

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.

Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.


INFORMACIONE KONTAKTI