Kodi Punës: 100728
Asistent/e Shitje
Përshkrimi
I & A International perfaqeson grupin me te madh ne tregun e shitjes me pakice luksoze ne Shqiperi, duke numeruar mbi 30 dyqane ne Shqiperi dhe rajone fqinje qe mbulojne dy sektoret kryesore te tregut te luksit: Bizhuteri & Ore dhe Shitje Selektive, Mode. I&A International krenohet me bashkepunimet solide me marka prestigjioze si: Altinbaş, ZEN Diamond, Estel Jewelry, Roberto Bravo, Pandora, Roche Bianca, Karl Lagerfeld dhe Michael Kors, Multibrand Arena.
Jemi duke rekrutuar per pozicionin vakant Asistent/e shitje ne nje prej dyqaneve tona.
Qëllimi i Pozicionit:
Marrja përsipër e përgjegjësive për të gjitha aspektet e lidhura me funksionimin e dyqanit dhe shërbimit, përfshirë kujdesin ndaj klientit, shitjen, arredimin e dyqanit, stock-un dhe raportimet, në përputhje me të gjitha standardet dhe procedurat e “brand-it”, për të garantuar shërbimin maksimal ndaj klientëve, ndërkohë që arrihen objektivat komerciale të Shoqërisë.
Detyrat
Përgjegjësitë Kryesore:
1. Përgjegjësi dhe detyra lidhur me dyqanin:
- Ekzekuton vendosjen e produkteve në rafte sipas rregullave dhe orientimeve të “brand-it”.
- Mban rregullin dhe pastërtinë e gjithë ambientit dhe banakut të punës; cakton vende të posaçme për dokumentacionet dhe pajisjet administrative; realizon pastrime të nevojshme dhe ndjek procesin e pastrimit të përgjithshëm.
2. Përgjegjësi dhe detyra lidhur me klientin:
- Garanton një komunikim të qartë dhe të sjellshëm me klientët, duke krijuar një mjedis të ngrohtë dhe mikpritës. Sigurohet për përgjigje korrekte dhe të shpejta për të gjıthë klientët e afruar nëpërmjet rrjeteve sociale.
- Ofron gjithë vëmendjen e duhur në kuptimin e nevojës së klientëve dhe i orienton ato drejt produkteve aktuale dhe koleksioneve të reja për përmbushjen e kërkesës së tyre.
- Informon klientët në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me ofertat, uljet, si dhe shpjegon çmimet për secilin produkt.
- Sigurohet për marrjen e informacioneve të nevojshme të klientit për qëllime databaze dhe sistem besnikërie, gjithnjë me pëlqim të tıj/saj dhe sipas formularit të vënë në dispozicion nga shoqëria.
3. Përgjegjësi dhe detyra lidhur me produktet:
- Garanton njohjen e të gjitha produkteve që ndodhen në dyqan, material, kompozim, koleksion, çmim, etj.
- Mban shënime dhe raporton produktet e kërkuara në frekuencë më të shpeshtë në krahasim me të tjerat.
- Realizon kërkesë – porositë për produkte duke bashkërenduar me zyrat përkatëse.
Kualifikimet
Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
- Përvojë të mëparshme në shërbim klienti/shitje, idealisht në “luxury retail”.
- Të ketë përfunduar ciklin studimor bachelor, idelaisht në fusha të lidhura me modën apo komunikimin.
- Njohja e gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
- Orientim në përdorimin e paketës MS Office dhe sistemeve financiare.
- Person me integritet të lartë, i orientuar drejt pajtueshmërisë dhe standardeve. Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe vigjilencë për të kuptuar ndikimin dhe pasojat e sjelljes tek klientët dhe imazhi i brand-it. Besim në punën dhe vlerat që i jep shoqërisë si dhe aftësi për të vendosur dhe ruajtur standarde të larta operimi.
Kërkesat fizike të pozicionit:
Kohë të zgjatura qëndrimi në këmbë dhe në ajër të kondicionuar.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një CV dhe një letër prezantimi në adresën: [email protected]
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen në përputhje të plotë me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
Aplikim nëpërmjet email-it
Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".